Një dopjetë e Ekuban i ka mjaftuar Partizanit për të mposhtur Laçin pastër në transfertë 0-2. Dy gola, një për çdo pjesë, ishin të mjaftueshme për të kaluar pengesën kurbinase. Nis me fitore dhe rikthimi i Starovës në stolin e Partizanit, skuadra e përgjigjet menjëherë në fushë, tifozët festojnë, thjeshtë një dite perfektë për ekipin e kuq.
Sulmuesi Ganez shënoi golin e parë në minutën e 44-të, një shkëputje e shpejtë e tij brenda në zonë solli golin e avantazh, mënyra e festimit më pas ishte shumë origjinale.

Me fillimin e pjesës së dytë Ekubanin gjeti sërish rrugën e rrjetën në minutën e 63-të, i pa shqetësuar në zonë, Ekuban me kokë dyfishojë shifrat. Pak minuta para fundit, Starova hodhi në fushë edhe Mentor Mazrekaj, lojtari i cili u kthye në çështje gjatë periudhës Sormani.

Tre pikët e marra në sfidën kundër Laçit e vendosin tashmë Partizanin në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve, 7 më pak se Skënderbeu, ndërsa Laçi e sheh vetëm në zonë e rënies nga kategoria, vetëm tre pikë në gjashtë javë.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: