Është padyshim zbulimi i këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Khaleb Ekuban ka merituar në Shqipëri admirimin e të gjithëve, madje edhe të rivalëve me golat dhe klasin e tij. Ka bërë të shuhen edhe zërat skeptikë që nuk e shihnin të bënte qendërsulmuesin me 9 gola në dy fazat e para. Partizani kërkon të mbajë sa më gjatë xhevahirin e zbuluar verën e kaluar, 15 herë kampionët dhe Kategoria Superiore të cilën e konsideron në nivelin e zonës së lartë të Serisë B ka qenë për të një vitrinë mjaft e vlefshme me sirenat e merkatos që kanë filluar të bien ashtu si zilet e telefonit te Chievo, skuadër që disponon kartonin e tij, Ekuban shpërblen duke i bërë elozhe kampionatit shqiptar në arenën ndërkombëtare në një intervistë për mediat italiane. “Unë jam duke kaluar një periudhë shumë të mirë, jam i lumtur. Kjo është një eksperiencë e re,” – nënvizon mes të tjerash Caleb Ekuban në intervistën e tij.

INTERVISTA
Shënuat një gol ndaj Fenerbahçes dhe tani klubi turk ka shfaqur interes për t’ju blerë…

E bukur, me të vërtetë. Por, tani për tani, janë vetëm thashetheme. Nëse do të ishte paraqitur ndonjë ofertë do të mrekullohesha. Përfundimisht, jam i kënaqur nga ky vlerësim.

Liga shqiptare është një vitrinë, jashtë klisheve…
Të gjithë thonë se kjo është një ligë e vogël, ndoshta sepse nuk mund mund të krahasohet me të tjerat, si Seria A, apo La Liga. Por, në vend që të luash në “Pro League”, apo zonën e ulët të Seria B, është më mirë të zgjedhësh ligën shqiptare. Niveli nuk është aq i ulët, sa thoni. Në të vërtetë, mjafton të shohësh takimet me skuadrat e nivelit të lartë ndërkombëtar, që të kuptosh se nuk është një kampionat i dorës së dytë. Unë do ta vlerësoja në të njëjtin nivel me zonën e lartë të Seria B.

Kartonin tuaj e posedon Chievo, a po mendon rikthimin aty?
Chievo ka një ekip të rëndësishëm. Shpresoj të luaj në Seria A, çka është diçka e mirë për mua dhe për klubin.

Idhulli juaj?
Nuk luan në Seria A, por në La Liga. Ai bën gjëra të mahnitshme. Është Lionel Messi.

Na thoni një sulmues që ju pëlqen në Seria A?
Ai që po bën mirë është Belotti, një lojtar i madh. Por, unë preferoj Kaliniç.

Le të kthehemi tek perspektiva për të ardhmen…
Seria A. Po mendoj se kur do të kem mundësinë të filloj të luaj aty.

Objektivi i këtij sezoni për golat?
Zakonisht thuhet të arrij një numër me dy shifra, por unë jam shumë pranë këtij objektivi, ndaj do të thoja, sa më shumë që të jetë e mundur, u shpreh Ecuban për tutomercatoweb.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb