Gazetarja e kronikës Klodiana Lala dhe analisti Artur Zheji, të ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24’ kanë diskutuar për vrasjet e fundit të ndodhura në qytetet shqiptare.

Lala thekson se vrasjet ndodhin kur interest janë të mëdha. Ndërsa, Zheji vlerësoi se Shqipëria ka problem madhor me korrupsionin kapilar dhe me trafikun e drogës.

Klodiana Lala: Vrasjet ndodhin në qytete që janë problematike, ku bandat janë të lidhura me politikën. Për Elbasanin, ndodhin atje, sepse pikërisht në këtë qytet kalon korridori i trafikut të drogës nga Afganistani. Përplasja mes bandave kriminale ndodh këtu, por hesapet shpesh herë bëhen edhe jashtë shtetit, në Europë. Durrësi, sepse edhe aty përmes portit bëhet trafik droge, ndërsa vrasësit me pagesë kontraktohen më shumë nga Kruja.

Në Vlorë, ka zhdukje dhe kjo bëhet për të mos lënë gjurmë. Vrasjet ndodhin kur interesat janë shumë të mëdha.

Artur Zheji: Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, lufta për të kapur drogën dështon, vijon lufta. Shqipëria zgjidhet për shkak të korrupsionit kapilar që ka. Shqiptarët si përdorues droge janë të shumtë, për numër popullsie ndër më të mëdhatë në botë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: