VLORË

Një tjetër atentat me një viktimë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “Balkanweb” se viktimë në atentat ka mbetur shtetasi Gentjan Qarri, 40 vjeç, i skeduar më herët për trafik droge.

Dyshohet se dy atentatorë, që ishin në lëvizje me një automjet kanë qëlluar në drejtim të Qarrit. Viktima është qëlluar me plumba në kraharor.

Qarri fillimisht është dërguar në gjendje të plagosur në Spitalin e Vlorës, por se ka ndërruar jetë pak çaste më vonë.

  • foto galeri

Ndërkohë, policia ka gjetur një automjet të djegur, që dyshohet se është përdorur në ngjarjen e rëndë. Gazetari Enrik Mehmeti sjell pamje ekskluzive të makinës së djegur në afërsi të zonës së quajtur si Hidrovori. Deri tani nuk ka persona të arrestuar për ngjarjen, kurse policia po punon për identifikimin e atentatorëve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb