Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e dy shqiptarëve në Greqi, Kreshnik Cercizaj dhe Armando Ogranaja. Ngjarja ndodhi më 18 dhjetor në një lokal në Athinë në sheshin e Nea Smyrni.

ANT1 ka publikuar një video të re ku autori qëllon ndaj shqiptarëve me armë zjarri. Në pamje shihet autori që zbret nga një motoçikletë e drejtuar nga bashkëpunëtori i tij. Kjo është hera e parë që shohim vrasësin e Nea Smyrni me bashkëpunëtorin e tij.

Fotoja e fundit e dy viktimave

  • foto galeri

Siç shihet edhe në videon e një kamere biznesi, dy personat ndalojnë 200 metra larg kafenesë ku ishin ulur dy viktimat e sulmit. Kur mjeti ndalon, autori, i veshur me të zeza zbret dhe niset drejt kafenesë në shesh. Brenda dy minutash autori mbërrin në lokal ku ka qëlluar gjakftohtësisht dy burrat. Më pas ai doli me vrap nga lokali duke lënë pas dy të vdekur dhe një grua të plagosur nga një plumb rikoshet.

Po ashtu në video shihet se bashkëpunëtori pret me motor të ndezur në rrugë, dhe më pas nisen me shpejtësi pasi autori hipën në mjet. Sipas burimeve policore, efektivët e Departamentit të Vrasjeve kanë grumbulluar një sasi të madhe video-materiale dhe kanë hartuar arratisjen e dy të shpallurve në kërkim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb