Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha me anë të një statusi në “Facebook” përmend ekzekutimin e dy vëllezërve në Krujë dhe tritolin në një hotel në Vlorë, duke thënë se këta ngjarje tregojnë se rendi e siguria janë në duar të bandave.

Berisha i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave në Krujë, ndërsa thotë se fatkeqësisht në Shqipëri krimi e pushteti vazhdon të kenë lidhje më njëra – tjetrin.

Postimi i ish kryeministrit Sali Berisha:  

Rendi ne duart e krimit!

Naten qe kaloi u ekzekutuan dy vellezer e Kruje, kurse ne Vlore tritoli i radhes u hodh ne ere nje lokal.

Shpreh ngushellime familjes per humbjen e dy djemve te saj, denoj me ashpersine me te madhe krimin si dhe hedhjen ne ere te lokalit ne Vlore si deshmi tjeter e radhes se ne Shqiperi rendi, siguria, jeta e qytetareve jane ne dore te bandave dhe krimit te lidhur direkt me narkokreun e narkoshtetit dhe narkoqeveritaret e tjere. sb

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb