SHBA

Një burrë i akuzuar për vrasjen e një prifti në 1991, gjatë një grabitjeje, është dënuar me vdekje në Alabama me injeksion, pak javë pas një tjetër ekzekutimi.

Christopher Lee Price, 46 vjeç është i dënuari i dytë brenda dy javësh që dënohet me vdekje në Alabama. Ekzekutimi ka ndodhur në burgun e Holman, ku burri është deklaruar i vdekur në orën 19:31 ora lokale.

Ai ishte akuzuar për vdekjen e Bill Lynn, një pastor në veri të Alabamës, që u vra me një shpatë dhe thikë pak ditë para Krishtlinjeve. Pak para ekzekutimit, i dënuari kishte shpërndarë një mesazh nëpërmjet avokatit të tij.’Një burrë është shumë më tepër se gabimet e tij më të këqija’, ka shkruar, ’Më në fund, familja e pastorit Lynn mund të jetë e qetë pasi drejtësia është vënë në vend’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb