Mbrëmjen e djeshme është ekzekutuar me automatik në derën e shtëpisë 48-vjeçari  nga Sukthi, Arben Mërkuri Ismaili, i njohur ndryshe me pseudonimin “Maneci”.

Gazetarja Klodiana Lala në një postim në Facebook, shkruan se “Maneci” ishte njeriu i besuar Xhevdet Troplini, i njohur me nofkën “Poja”. Po ashtu viktima kishte dijeni për vrasjen mafioze të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, atentatin ndaj Plarent Dervishaj, ekzekutimin e ish-policit Ervin Dalipaj dhe mikut të tij Juxhin Dautaj.

“Arben Merkuri qe u ekzekutua mbreme ne Sukth ishte njeriu i besuar I Pojes! Maneci kishte dijeni per vrasjen mafioze te gjyqtarit Skerdilajd Konomi, atentatin ndaj Plarent Dervishaj, ekzekutimin e ish policit Ervin Dalipajt dhe miku te tij Juxhin Dautaj. Lidhja e tij me Pellumb Muharremin, i njohur si Rrumi dihet boterisht”, shkruan Lala.

Ndërkohë, lidhur me atetantatin, kamerat e sigurisë afër vendit ku ndodhi vrasja në Sukth, kanë fiksuar makinën me të cilën autorët u larguan pas krimit.

Ata dyshohet se janë të vjedhura, një skemë tipike kjo në krime të këtyre përmasave. Sipas dëshmitarëve, një makinë luksoze ngjyrë gri ka ndaluar para lokalit të viktimës. Në të ndodheshin 2 persona. Njëri ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa thuhet se ka qenë i maskuar. Pasi kanë kryer ekzekutimin e Ismailit, makina është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Pista që po heton policia është ajo e konflikteve nga e kaluara e dyshuar kriminale e viktimës, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur edhe konflikte së fundmi. Për rastin, forcat blu kanë shoqëruar në komsiariat mbi 20 persona, por deri më tani, nuk ka asnjë gjurmë të autorëve..

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: