Presidenti serb Aleksandar Vuçiç shprehu bindje të fortë se vrasësi i liderit serb Oliver Ivanoviç do të zbulohet shumë shpejt.

I pyetur nga gazetarët lidhur me konferencën e djeshme për shtyp të produksionit “Rikoshet”, i cili po punon në një serial për vrasjen e Oliver Ivanoviç, Vuçiç tha se kjo ngjarje nuk do të ngelet pa zbuluar. “Nuk e di se sa kohë duhet, por unë jam pothuajse i sigurt se kjo nuk do të mbetet pa u zbuluar,” tha Vuçiç në Smedrevë.

Kujtojmë se politikani serb u vra në janar të këtij viti, para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës dhe deri më tani nuk ka të dyshuar për vrasjen e tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: