HAITI

Kryeprokurori i Haitit ka ftuar kryeministrin e vendit të shpjegojë lidhjet me vrasësin e Presidentit.

Dyshohet se kryeministri i Haitit ka shumë telefonata të dyshimta me autorin Joseph Felix Badio disa orë para vrasjes së bujshme të 7 korrikut.

Dy herë rezulton se kanë folur në telefon ditën e ngjarjes. Pritet të shihet se çfarë do të dëshmojë Ariel Henry në seancën e së martës.

Ndërkohë Presidenti i Haitit, Moise u vra në banesën e tij më 7 korrik kur disa persona të armatosur e qëlluan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb