Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e presidentit të Haitit Jovenel Moïse. Sipas burimeve të Gazetës kolumbiane ‘El Tiempo’ thuhet se pas vrasjes së 53-vjeçarit dhe plagosjes së gruas së tij, fshihen rojet e tij.

Të premten, Steven Benoit, një politikan i shquar i opozitës dhe ish senator, i tha stacionit të radios lokale ‘Magik9’: “Presidenti u vra nga rojet e tij, jo nga Kolumbianët.”. Ndërkohë, në një raport në revistën kolumbiane Semana, duke cituar një burim anonim, sugjeronte që ish-ushtarët kolumbianë kishin udhëtuar në Haiti pasi ishin punësuar për të mbrojtur Moïse, i cili kishte marrë kërcënime me vdekje.

‘El Tiempo’, duke iu referuar burimit, shkruan se pamjet e sigurisë nga kompleksi presidencial treguan që operativët kolumbianë mbërritën në vendin e ngjarjes në orën 2.30 deri në 2.40 të mëngjesit të mërkurën. “Kjo do të thotë se ata arritën një orë e gjysmë pas krimit kundër presidentit,” u citua burimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: