PRISHTINA

Policia e Kosovës lajmëron se ka shpallur në kërkim një shtetas turk, i dyshuar për vrasjen e një personi këtë të diel në Prishtinë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë, Prishtinë, pas identifikimit të personit të dyshuar me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpall në kërkim personin e dyshuar; Altin Yaldimir (1967), shtetas i Turqisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

  • foto galeri

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur turkun, duke publikuar fotografinë e të dyshuarit. Sot, rreth orës 12:00 të mesditës, në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, një person u vra me armë zjarri.

Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda një automjeti dhe se personi i akuzuar ka shtënë me armë zjarri mbi viktimën.

Pistoleta me të cilën u krye vrasja është gjetur disa metra larg vendit ku ndodhi ngjarja, e hedhur në një kosh të plehrave. Policia tha se ka identifikuar autorin e dyshuar, ka kryer bastisje në banesën e tij, por nuk e ka gjetur në shtëpi turkun e dyshuar.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb