Mediat italiane vazhdojnë të shkruajnë për atentatin mafioz në Romë kundrejt Gentian Kasës, 44 vjeç banues në kryeqytetin italian. Ai dyshohet se është qëlluar katër herë në trup me plumba, kurse goditjen fatale e ka marrë në kokë.

Duket se vrasja e Kasës ka qenë e porositur, pasi ai u vra në mënyrë makabre ë Via Gabrio Casati, në zonën e Monte Cervialto midis Nuovo Salario dhe Val Melaina. Gentian Kasa ishte në gjysmë-liri, me precedent për trafik droge e marrje të mallrave të vjedhura, viktima po kthehej në burgun romak të Rebibbia pasi e kaloi ditën e shtunë në shtëpinë e gruas së tij.

Gentian Kasa kishte një të kaluar kriminale, pasi ishte hjetuar dy herë, një herë në vitin 2011 dhe një në 2014, nga Guardia Di Finanza për trafik të lëndëve narkotike mes Romës e Ankonës. Përkundër precedentëve të tij, Gentian Kasa dëshironte ta vuante dënimin e tij dhe të linte pas të kaluarën: ” Burri im dëshironte të bënte një jetë të re. Ai ishte punëtor, ai kishte precedent, por donte të niste një jetë pa probleme”, ka thënë gruaja e tij.

  • foto galeri

Kush ishte Gentian Kasa dhe si e njihnin banorët vendas

Një banor tregon vrasjen. “Unë isha me babanë në banesë duke parë televizor. Në këtë kohë kemi dëgjuar disa të shtëna me armë, por nuk dukeshin si të tilla. Kur dëgjuam sirena policie, menduam se ishte vrasje”, deklaroi banori.

Banorët kalojnë ende në atë rrugë ku u vra 44-vjeçari nga Shqipëria, edhe pse njollat e gjakut ndodhen ende aty. “ne nuk kem i ndonjë problem të madh me krimin, përpos ndonjë rasti sporadik. Jemi të habitur”, tha një banor në Casati. Një grua, banore në këtë zonë të Romës thotë se ka frikë pas asaj që ndodhi.

Ende ngjarja nuk është zbuluar qartësisht. Ajo që policia ka zbuluar është se atentatori ose atentatorët e kishin “studiuar” mirë faktin se ku lëvizte shqiptari dhe njihnin jetën e tij. Kjo shpjegon edhe faktin se atij iu bë pritë në derën e shtëpisë, ku dhe u qëllua për vdekje. Goditja në kokë ishte fatale për shqiptarin. Ngjarja ndopdhi në një zonë të populluar.

Hetuesit janë duke u përpjekur të hedhin dritë mbi këtë vrasje. Pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve për trafik droge, por edhe pista të tjera po hetohen gjithashtu.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb