Personi që shihni në foto është biznesmeni Paulin Gjergji Marku, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së shtunës përpara një hoteli në Laç. Bashkë me të humbi jetën edhe Bujar Hasani Lika. Korespondenti Prend Shota ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foton e viktimës, i cili u plagos rëndë dhe më pas humbi jetën në spitalin e Traumës.

Sipas gazetares Klodiana Lala, e gjithë skena e krimit është filmuar nga kamerat e hotelit në pronësi të Ari Allamanit, i cili mbahet në burg për llogari të Italisë. Ndërsa, policia rrethoi zonën dhe nisi hetimet për atentatin që tronditi Laçin, në spitalin rajonal, mbërrin Kreshnik Tusha, për të cilin hetuesit dyshojnë se është një nga katër ekzekutorët.

I sapoliruar nga burgu, Tusha ka mohuar të ketë lidhje me krimin, porse është plagosur në shtëpi. Alibia e tij është duke u verifikuar nga grupi i hetimit, i cili ende nuk ka përcaktuar se kush ishte shënjestra e atentatit. Burimet thanë se janë duke hetuar rreth aktivitetit të biznesmenit Paulin Gjergji Marku, i cili njihej më së shumti si pronari i ish-bar Nikolinos në Tiranë, që u shkatërrua vite më parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb