LOUTRAKI

Policia greke ka vazhduar hetimet e plota për të gjetur shqiptarin, që dyshohet se është autori i vrasjes makabre të 43-vjeçares masazhiste ukrainase dhe farmacistit 42-vjeçar, brenda shtëpisë së saj verore në Loutraki.

Hetimet deri tani kanë treguar se 45-vjeçari shqiptar mund te ketë pasur edhe një bashkëpunëtor në këtë krim të tmerrshëm. Mediat helene shkruajnë se një person tjetër që kishte marrëdhënie miqësore me fatkeqen Fotini Svitlana, është zhdukur në të njëjtën ditë me të dyshuarin kryesor.

Oficerët e policisë greke po përpiqen që të gjejnë nëse vrasësi kryesor dhe personi i zhdukur kanë pasur apo jo bashkërendim me njëri-tjetrin. Vetëm ndonjë rastësi çudibërëse mund të ishte, që edhe bashkëpunëtori i vrasësit është zhdukur në të njëjtën ditë me ekzekuturin kryesor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Çifti është vrarë në banesë në një mënyrë të tmerrshme, duke u therrur me thika ose hanxhar. Mësohet se 45-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim policor, ka qenë i dënuar më herët, në vitin 2014 për grabitje, por u la i lirë më 2017. Ai shkonte njëherë në muaj në Departamentin e Drejtësisë për të firmosur, ndërsa kishte dhënë edhe adresë të gabuar.

Laboratorët kriminalistikë do të kenë përgjigje brenda pak ditësh nëse hetimi zbulon praninë e një vrasësi të dytë apo jo. Po ashtu, po hetohet sesi ka mundësi që vrasësi mori makinën e viktimës dhe e dogji atë në një vend të shkretë, por po merren edhe tabulatet telefonike të autorit/autorëve dhe viktimave. Autori dyshohet se ka fshirë edhe tabulatet.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb