Mbrëmjen e sotme në qendër të Sukthit është ekzekutuar me automatik Arben Mërkuri Ismaili, me pseudonim “Maneci”. Viktima ishte një emër i njohur për policinë dhe  dyshohej si person i përfshirë në krime kundër personit, për vrasje ne pagesë, por nuk ka asgjë të dokumentuar.

Dyshohet gjithashtu që “Maneci” mund të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez Faadi Mitri. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se viktima njihej si miku i “Rrumit të Shijakut”, Landi Muharremit.

Ky i fundit, “Rrumi i Shijakut”, dyshohet se ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoja ditën që iu bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb