ARABI-Pas vdekjes së ish-Mbretit Abdullah ka vazhduar praktika e ekzekutimeve me heqje koke në Arabinë Saudite.
Katër persona raportohet se janë ekzekutuar që nga ardhja në pushtet e Mbretit Salman bin Abdul-Aziz Al Saud, të premten e kaluar.
Sevag Kechichian, që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite tha se është ‘jashtëzakonisht shqetësues’ fakti që dënimet e tilla po vazhdojnë edhe pas vdekjes së ish-Mbretit Abdullah.
87 persona janë ekzekutuar vitin e kaluar, që ishte numri më i madh krahasuar me 27 sa ishin ekzekutuar në vitin 2010, nën udhëheqjen e Mbretit Abdullah.
Sipas agjencisë AFP, 16 persona janë ekzekutuar me heqje koke këtë vit në Mbretëri.
(d.d/BalkanWeb)