John Macris, njohur si një nga të fortët dhe njëherësh më të famshmit në Sydney dyshohet se mund të jetë ekzekutuar nga një shqiptar, i cili raportohet se e ka vrarë kundrejt pagesës.

Mediat e huaja raportojnë dhe hedhin dyshime të forta se ai mund të jetë vrarë pas një përleshje mes grupeve mafioze në Greqi, aty ku raportohet se funksionojnë edhe grupet shqiptare. Mediat e huaja teksa citojnë të njëjtin burim , shkruajnë  se nga përplasja e ashpër mes bandave janë shënuar të paktën 7 vrasje që nga fillimi i vitit, përcjell www.smh.com.au, raporton ‘BalkanWeb’.

“Gangsteri” i Sydneyt do të  përcillet për në banesën e fundit në një kishë ortodokse greke në Australi.  Autoritetet kanë nisur hetime intensive dhe një ndër pistat kryesore  është ajo e porositjes me pagesë, teksa si të dyshuar për vrasjen mbahen shqiptarët.

“Këto lloj vrasjesh bëhen kryesisht nga shqiptarë të paguar, që përdorin dy ose tre makina ose motoçikleta që të arratisen nga Greqia menjëherë pasi kanë kryer ekzekutimin”- shkruajnë mediat e huaja.

Por krahas pistës së vrasjes me pagesë, autoritetet po hetojnë edhe në aktivitetin e 46-vjeçarit, i cili së fundmi kishte hartuar plane të investonte në industrinë e sigurisë. Macris kishte një profil të ulët në Greqi dhe emri i tij u bë publik në vitin 2016, kur u martua me modelen, Viktoria Karynda, e lindur në Ukrainë, në ishullin e Mykonos.

Ai u vra jashtë shtëpisë, ndërsa nga pamjet e kamerave të sigurisë tregohet se ekzekutori i është afruar në këmbë dhe më pas e ka qëlluar duke e lënë të vdekur. Siç raportohet, ekzekutori i cili dyshohet të jetë shqiptar ishte i gjatë rreth 170 centimetra.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb