30-vjeçari Can Kariçi është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Fillimisht ai është gjetur nga policia me shenja jete në makinë, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në Kodër Kamëz.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për ‘BalkanWeb’ se automjeti ku është gjetur 30-vjeçari është me targa të huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb