Një udhëheqës i lartë i Shtetit Islamik në Siri, Maher al-Agal, u vra në një sulm ajror të SHBA-së herët të martën, ka mësuar NBC News.

Sipas mediave të huaja, Maher al-Agal ishte një nga katër udhëheqësit kryesorë të ISIS në përgjithësi, sipas një zëdhënësi të Komandës Qendrore të SHBA-së CENTCOM.

Ndërkohë siç vënë në pah media tjera të huaja, sulmi ndaj tij u realizua përmes një droni.

Një zëvendës i Al-Agal ishte gjithashtu në shënjestër, por nuk ishte e qartë nëse ai u vra apo u plagos, sipas një deklarate të CENTCOM.

“Largimi i këtyre liderëve të ISIS-it do të prishë aftësinë e organizatës terroriste për të komplotuar dhe kryer më tej sulme”, sipas kolonel Joe Buccino, zëdhënës i CENTCOM.

Ky do të ishte i fundit në një varg sulmesh të fundit kundër grupit terrorist në Siri.

Një udhëheqës i lartë i grupit militant të Shtetit Islamik dhe prodhues i bombave, i paidentifikuar, u kap në një bastisje muajin e kaluar, sipas ushtrisë amerikane.

Ndërkohë një bastisje gjatë natës nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara në Sirinë veriperëndimore në shkurt çoi në vdekjen e liderit të lartë të grupit terrorist të Shtetit Islamik, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, kishte thënë ushtria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb