ZELANDË E RE

Simpantizanti i krahut të djathtë në Zelandën e Re, Brenton Tarrant, që vrau 51 besimtarë myslimanë në një xhami në këtë shtet, do të kalojë pjesën tjetër të mbetur të jetës në burg, pa asnjë të drejte apelimi.

Ky është vendimi i dhënë nga gjykatësit në lidhje me Tarrant, një person që tronditi opinionin publik pas vrasjeve masive në një xhami në Zelandë, duke transmetuar edhe pamjet kriminale live në “Facebook”.

Brenton Tarrant u dënua këtë të enjte, pasi pranoi se ka vrarë 51 burra, gra e fëmijë, në dy xhami në vend, më datë 15 mars 2019. Viktima në moshë më të mitur ishte vetëm 3 vjec, raportojnë mediat në gjuhën angleze.

Qytetari australian gjithashtu është deklaruar fajtor nga gjykata për 40 akuza për vrasje në tentativë, dhe një akuzë për terrorizëm. Ai është i pari person në Zelandë që dënohet për këtë krim të rëndë.

Avokati i tij tha në parlament se Tarrant pranon akuzën dhe dënimin e dhënë.

Gjykatësit në seancë thanë se krimi që 29 vjecari ka kryer është i llahtahshëm, se ai nuk ka shfaqur pendesë dhe se ishte një dënim shumë i merituar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb