MIRDITË

Fatmir Kolecaj i ka dhënë fund jetës pasi vrau ish- bashkëshorten e tij Esmeralda Filopatin si dhe vëllain e saj Vledison Filopati në Kodër- Rrëshen të Mirditës.

Ai u rrethua nga Policia në banesën e tij në Zejmen të Lezhës ku dhe hapi zjarr ndaj tyre duke plagosur edhe një efektiv të FNSH-së së Shkodrës.

Mbrëmjen e 25 shkurtit Kolecaj i bëri pritë Esmeralda Filopatit e cila po kthehej nga puna bashkë me vëllain e saj Vledisonin duke i qëlluar me armë dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

Fatmir Kolecaj dhe Esmeralda Filopati kishin tre fëmijë bashkë por 47- vjeçari e dhunonte gruan derisa në 2017 u dënua me 10 muaj burg për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Më pas Esmeralda Filopati kishte urdhër- mbrojtje por shpesh Fatmir Kolecaj e kishte thyer dhe kishin pasur edhe konflikte me njëri- tjetrin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb