STOKHOLM

Suedezët më në fund kanë marrë përgjigjen se kush ishte personi që qëlloi për vdekje kryeministrin Social Demokrat Olof Palme, pasi Prokurorët vendas kanë zgjidhur misterin pas plot 34 vitesh.

Palme u qëllua për vdekje në Stokholm në vitin 1986, pas një vizite në kinema me gruan dhe djalin e tij. Vrasja nxiti teori konspiracioni se Palmen mund ta kenë vrarë nga CIA, separatistët kurdë deri në shërbimet e sigurisë së Afrikës së Jugut, raporton Reuters.

Fakti që policia nuk gjeti dot autorin e vrasjes pas ngjarjes së rëndë, bëri që shumkë persona të dyshojnë në drejtësinë vendore, që krenohet për efikasitet të lartë. Palme ishte kryeministër midis 1969 dhe 1976 dhe midis viteve 1982 dhe 1986. Disa e quanin Palmen si arkitekt të Suedisë moderne, ndërsa konservatorët urrenin pikëpamjet e tij antikoloniale e kritikat që bënte për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shumë vite pas vrasjes, shumë suedezë kishin humbur shpresat se do të gjendej se kush e ka vrarë kryeministrin. Njoftimi i prokurorit Krister Petersson në shkurt se hetimi ishte afër fundit nxiti debat në vend. I pari hetues i çështjes ndoqi idenë se PKK-ja Kurde kishte lidhje me vrasjen e tij. Ata ishin të angazhuar një luftë guerile kundër Turqisë dhe së fundmi ishte shpallur një grup terrorist nga qeveria e Palme.

Por hetuesi u detyrua të jepte dorëheqjen me turp në vitin 1987 pas një mësymje në një librari, e cila shërbente si bazë për organizatën, dhe ku nuk figuroi asnjë provë për vrasjen. Në vitin 1988, policia arrestoi një ish kriminel të dënuar, Christer Pettersson. Ai kishte vrarë një njeri në një rrugë të Stokholmit me bajonetë në vitin 1970 me sa dukej pa arsye, dhe ai përputhej me përshkrimin e një personi që shihej duke vepruar në mënyrë të dyshimtë pranë kinemasë, natën kur u vra Palme.

Hetimet dhe zbulohet kush mund ta ketë vrarë

Gjatë një rreshitimi, për njohje nga policisë, Lisbet Palme, bashkeshortja e kyeministrit të vrarë, e identifikoi Pettersson si vrasësin. Ai u gjykua dhe u dënua me burg të përjetshëm në vitin 1989. Por avokati i tij menjëherë bëri apel. Pa motiv ose një armë vrasjeje, gjykatat e liruan pas vetëm tre muajve të dënimit të përjetshëm dhe i dhanë kompensim rreth 50.000 dollarë. Pettersson vdiq në vitin 2004 si një njeri i lirë.

Një ish-oficer i policisë së Afrikës së Jugut pretendoi që në 1996 Palme u vra për shkak të qëndrimit të tij kundër aparteidit dhe për financimin e ANC-së (Partisë së Nelson Mandelës). Hetuesit suedezë udhëtuan atje atë vit, por nuk gjetën prova për të mbështetur këtë kërkesë, megjithëse disa besojnë se regjimi i vjetër i aparteidit duhet të konsiderohej ende i dyshuar.

Dr.Bondeson, ndërkohë beson se vrasja ishte e lidhur me marrëveshjet e armëve me Indinë. Ndërmarrja suedeze e armëve Bofors pati një marrëveshje për të furnizuar me artileri Indinë në vitet `80 dhe `90, por më vonë u zbulua se kompania u kishte dhëne rryshfete disa ndërmjetësve për kontratën, një skandal që implikoi kryeministrin Rajiv Gandhi.

Një pistë tjetër e mundshme është i ashtuquajturi “Njeriu nga Skandia”. Stig Engstrom, një punonjës në kompaninë e sigurimeve Skandia, me seli afër skenës së vrasjes , ishte një nga rreth 20 persona që dëshmuan atentatin. Ai vrau veten në vitin 2000. Stig Engström dyshohet fort të jetë vrasësi i ish kryeministrit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb