“Nuk është burrni me vra femër. Është turp i madh. Kërkoj nga shteti, meqë nuk mori masa, që të ruhet familja.”.

Kështu deklaroi 31-vjeçari Agron Tanushi, i cili vrau ish-kunatën e tij Jetmira Hasani. Nga ambientet e paraburgimit, Tanushi deklaroi për emisionin ‘Me zemër të hapur’ tha se nuk është burrni që të vrasësh një femër.

“Unë s’kam pasur ndihmën e policisë së Kamzës. Ka ardhur shefi i zonës, Hysen Dervishi, dhe atij i thoshte; s’i njeh vëllezërit e mi t’i heqin kokën. Ajo më ka dhunuar nënën time dhe babain invalid. Nënën time kanë dashur bashkë me vëllezërit, të më marrin peng në makinë. I kam shkruar tek portali E-Albania, të gjithë situatën, një roman. Dua që të nxjerrin provat. Edhe këto ditë ato persona kanë shkuar prapë tek shtëpia. Nuk është burrni me vra femër. Është turp i madh. Kërkoj nga shteti, që meqë nuk mori masa, kërkoj që të ruhet familja. Të mblidhen provat se pse ky person e bëri këtë akt të shëmtuar.”, tha Tanushi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: