Vrasja e ish-Kryeministrit japonez Shinzo Abe gjatë një fjalimi ditën e sotme ka tronditur opinionin mbarë botëror.

Atentatori i ekzekutimit në një dëshmi përpara autoriteteve, ka rrëfyer edhe arsyen që e ka shtyrë në krimin që i mori jetën Abe.

41-vjeçari Tetsuya Yamagami, pranoi për oficerët e lartë të policisë në rajonin perëndimor të Narës, ku ndodhi vrasja se ishte ai që e kishte qëlluar Kryeministrin japonez, dhe se arsyeja pse e kishte bërë një gjë të tillë ishte fakti se dyshonte që ai ishte pjesë e një organizate të cilën ai e kishe inat.

Policia tha se nuk ishte e qartë nëse “organizata e veçantë” e përmendur nga i dyshuari ekzistonte në të vërtetë, duke shtuar se hetimet po vazhdonin, por disa media japoneze e përshkruan organizatën si një grup apo sekt fetar.

Abe vdiq në spital të premten në mëngjes pasi u qëllua teksa po fliste në një ngjarje të fushatës politike.

“Tetsuya Yamagami ka pranuar se e ka qëlluar me një armë artizanale”, tha policia.

Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe vdekja e tij në moshën 67-vjeçare ka tronditur thellësisht një vend ku krimi me armë është shumë i rrallë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb