VLORE- Mbi 100 punonjës policie kanë zbarkuar në terren për të vënë në pranga autorin e krimit të 8-fishtë në Resulajt të Vlorës. Mësohet se forcat e policisë, Renea dhe FNSH kanë rrethuar fshatin që prej disa orësh për të bërë të mundur kapjen e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pasi ekzekutoi me kallashnikov të afërmit e tij, pjesë e një trungu familjar.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton nga vendi i ngjarjes për ‘BalkanWeb’ se 24-vjeçari favorizohet nga fakti se e njeh shumë mirë terrenin në zonën e tij, pasi është edhe bari.

Ndërkohë, ka dyshime se ai mund të fshihet edhe në ndonjë prej shpellave që ka në këtë zonë, ndërsa errësira e bën të vështirë lokalizimin e tij. Përveç forcave të rendit, në terren janë marrë edhe qen të policisë, për të bërë të mundur kështu gjetjen e të riut. Sakaq, nuk përjashtohet edhe mundësia që autori të jetë larguar përmes një rruge që të nxjerr edhe në autostradën Levan-Tepelenë.

KUSH JANE VIKTIMAT
1-Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zykaj 9 vjec (Djali i Besimit)

7-Azem Zykaj (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

Si më poshtë një përmbledhje nga raportimi live i Enrik Mehmetit.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: