Hetuesit britanikë, që janë duke hetuar një vrasje të ndodhur një vit më parë, kanë publikuar fotot e dy shqiptarëve, të dyshuar përgjegjës për ekzekutimin e një shqiptari të quajtur Grineo Daka.

27 vjecari banues në Stratfort dhe me origjinë nga Shqipërua u qëllua për vdekje në Phoenix Snooker Club në Lea Bridge Road rreth orës 3 të mëngjesit më 7 korrik. Ai vdiq në vendngjarje dhe një ekzaminim i kryer ka zbuluar se Daka ishte qëlluar me një plumb të vetëm fatal natën e 9 korrikut 2019, raportojnë mediat britanike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia menjëherë është vënë në kërkim të dy autorëve të dyshuar, edhe ata shqiptarë, të quajtur Jeton Krasniqi 26 vjec dhe Mirsad Brahimi 33 vjec, të dy banues në veriun e Londrës, kur ka ndodhur vrasja.

Krasniqi ka lindur në Kosovë, por ka lidhje të shumta miqësore në Hertfordshire. Brahimi po ashtu është nga Kosova dhe ka po ashtu lidhje me persona të ndryshëm në Londër.

Policia britanike ka thënë se ka vënë në dispozicion 20 mijë paund për prangosjen e dy të rinjve.  Detektivi Ch Insp Mark Urigley, që ka drejtuar hetimet, ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që të dy të dyshuarit të arrestohen, për të cuar në vend drejtësinë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb