Kanë dalë sot para gjykatës në Podgoricë dy vëllezërit shqiptarë Luan dhe Lulzim Hasanaj dhe nëna e tyre Nura, të akuzuar për vrasjen e policit malazez Milutin Lekoviç, ngjare e ndodhur në 15 dhjetor 2019.

Sipas mediave malazeze, seanca është shtyrë për datën 14 mars, ndërsa Nura Hasanaj i është drejtuar gjykatës me kërkesën që të lexojë letrën që ka dërguar në 32 adresa, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

Gjyqtarja deklaroi se ishte e njohur me përmbajtjen e letrës dhe e udhëzoi të pandehurin që të mund të fliste më në detaje në fjalën e saj përfundimtare.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: