Aviacioni ushtarak italian ka raportuar katër raste të UFO-ve në 2016, tre në Veneto dhe një në rajonin verilindor Emilia Romagna, shkruan e përditshmja italiane ‘Tgcom’.

Investigimi teknik ka si qëllim garantimin e sigurimit të fluturimeve dhe atë kombëtar: në rastet kur një objekt misterioz i raportuar nuk është një avion i gjurmuar nga radari ose një fenomen i njohur, klasifikohet si UFO. Pavarësisht katër raportimeve, për Aviacionin nuk mund të thuhet se alienët gjenden mes nesh: “Kjo do të thotë vetëm që nuk ka qenë e mundur të jepet një justifikim teknik ose natyror për këtë fakt,” shpjegojnë ata duke specifikuar se nuk është detyra e tyre të shprehen mbu besueshmërinë e raportimeve.

Të dhënat e fundit të bëra publike kanë të bëjnë me katër raportimet në 2016: me 8 shkurt një qytetar në Pieve d’Alpago (Belluno) ka parë një dritë që bënte një trajektore zig-zak rreth 2,000 metra nga toka; më 15 gusht në zonën Porto Verde di Misano Adriatico (Rimini), në orën 14.34, një person tjetër ka parë në lartësi të madhe dy grupe objektesh “në formë sferike,” një grup të bardhë dhe një grup tjetër në ngjyrë të kuqe dhe portokalli; dhe në fund më 23 shtator dhe 4 dhjetor, në Spinea (Venecia): dy raportime të “objekteve të shumta në formë rrethore”, 300 metra në distancë nga tona në rastin e parë, dhe dy objekte, njëri në formë të papërcaktuar dhe tjetri rrethor, në distancë të papërcaktuar në rastin e dytë.

Sipas të dhënave të Aviacionit ushtarak, në 2015 janë raportuar vetëm dy objekte fluturuese të paidentifikuara dhe tetë në 2014. Nga viti 1972 dhe deri në 2016 ka patur 459 raportime “zyrtare” për UFO në Itali.

Ndërkohë Aviacioni ende nuk ka bërë të ditur raportime për UFO për vitin 2017.
(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: