Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për trajtimin e pandemisë së koronavirusit, Dr. Anthony Fauci ka shprehur shqetësim, pasi disa vende kanë nisur të normalizojnë masat anti-COVID, ndonëse sëmundja mbetet në nivele alarmante.

“Kur zbret nga një kulm dhe fillon të shohësh një pllajë, nëse qëndron në atë pllajë, ekziston vërtet rreziku i një vale të re”, këmbënguli ai.

“Dhe për fat të keq, kjo është ajo që ne kemi filluar të shohim,” tha ai, duke iu referuar zhvillimeve në vendet evropiane ku pandemia ka hyrë në valën e tretë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb