Në vigjilje të sfidës më të famshme të futbollit spanjoll, ‘El Clasicos’, Carlo Ancelotti jep një lajm të hidhur për tifozët e Real Madrid, konfirmon mungesën e Karim Benzema: “Karim nuk është rikuperuar, nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit. Ka ende dhimbje, pra nuk do të jetë të dielën në fushë. Kush do e zëvendësojë? E kam në mendje, por nuk iu them.

Nëse fitojmë mbyllet çështja titull në La Liga? Nëse fitojmë do të marrim 3 pikë, 1 nëse barazojmë, zero nëse humbasim. Në çdo rast nuk do e nxjerrim Barcelonën nga gara për titull, ata do të luftojnë deri në fund.

Xavi? Identiteti i Barcelonës me të nuk ndryshon. Janë një skuadër me një stil specifik dhe Xavi e interpreton në mënyrë perfekte. Barcelona është përmirësuar shumë, janë në një moment të mirë. Xavi po bën një punë shumë të mirë”, u shpreh ndër të tjera Ancelotti në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb