SHBA

Procesi i trafikantit meksikan të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, i njohur për evazionet fantastike nga burgjet dhe se ka drejtuar për 25 vite një prej karteleve më të fuqishme të botës, doli sot në Nju-Jork para drejtësisë në masa të larta sigurie.

Rreth dy vite pas ekstradimit të tij në SHBA në janar 2017, “El Chapo” mbërriti në sallën e gjyqit i veshur me një kostum ngjyrë blumarin, mbi një këmishë të bardhë me jakë të gjerë stil i viteve 1970, raporton ata.

Drejtësia amerikane e konsideron si një prej trafikantëve më të fuqishëm të drogës pas kolumbianit, Pablo Escobar, që vdiq në 1993.

Guzman, 61 vjeç, akuzohet sa ka drejtuar nga 1989 në 2014 kartelin e Sinalonas, që mban emrin e rajonit veriperëndimor të Meksikës, nga ku ka edhe origjinën.

Sipas akuzës, karteli ka dërguar në SHBA më shumë se 154 tonë kokainë, si dhe sasi të mëdha heroine, metamfetaminë dhe marijuanë, për një vlerë prej rreth 14 miliardë dollarësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb