SPANJË- Barcelona ka triumfuar me spektakël në “El Classicon” e parë për këtë sezon duke  shpërfytyruar mbretërorët e Real Madrid në shifrat e thella 5-1.

Skuadra spanjolle e drejtuar nga Julien Lopetegui u shfaq e dobët përballë katalanasve, të cilët treguan epërsi në çdo pjesë të fushës. Golat për skuadrën e Ernesto Valverdes u shënuan nga Coutinho, Suarez, i cili realizoi tripletë, por në fund në listë të golashënuesve u rendit edhe Vidal.

Pjesa e parë u mbyll me dy gola epërsi për katalanasit, ndërsa në startin e të dytës, Real u zgjua duke shkurtuar shifrat në 2-1, por ky ishte shansi i fundit e kryeqytetasve që iu gëzuan golit, pasi në mendjen e Barcelonës kishte ende gola.

Real duket se ka lëshuar terren shumë në garën e kampionatit spanjoll, e për pasojë, rruga e Barcelonës është bërë më e lehtë drejt objektivit pë titull.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb