Me të nisur pjesa e dytë e ndeshjes Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit. Ishte Ivan Rakitic që lëshoi një predhë të vërtetë për ta kaluar në epërsi 2:1 Barcelonën, por nuk mbaron me kaq.

Sfida ka përfunduar me rezultatin 3:2 për Barcelonën në “Santiago Bernabeut”, duke rihapur seriozisht garën për titull.
2667
Me 10 lojtarë në fushë nga minuta e 75, Real Madridi nuk ka mundur të përballojë presionin e Barcelonës, që triumfuan 3:2 me golin e Lionel Messit të shënuan në minutën e fundit të ndeshjes.
4253
Super goli i Rakitic
Ky është momenti kur Ratkiç kalon në avantazh Barcelonën.

by Bayeo

Momenti kur përgjaket Messi
Ka përfunduar pjesa e parë në “Santiago Bernabeu”, ku Real Madridi dhe Barcelona janë në barazim 1 me 1. Për Real Madrid shënoi Casemiro në minutën e 28’të dhe barazoi Leo Messi në 33’të.
Screenshot_41492974613
Për yllin e Barcelonës Leo Messi ka pasur edhe një moment të sikletshëm në fushë, kur është mbushur me gjak, pas një goditje të fuqishme që mori nga Marcelo në nofull. Pas këtij momenti ai u kthye në ndeshje me një fasho në dorë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: