Erling Haaland mbetet në epiqendrën e skuadrave të mëdha. Sulmuesi norvegjez mund të largohet nga Dortmund në verë dhe mundësitë për të janë të shumta. Sipas Sport, 3 skuadra të mëdha janë të interesuara për të.

Në Spanjë, do të ketë një rivalitet në distancë mes Real Madrid dhe Barcelonës. El Clasico tashmë do të zhvendoset nga fusha e lojës, në merkato.

Interesim konkret ka edhe nga Manchester City. “Qytetarët” e kanë në listën e dëshirave të merkatos dhe trajneri Guardiola do të donte shumë  që ta kishte në dispozicion. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, me verën që pritet të jetë tejet e nxehtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb