Pas Donnarumma, Milan rrezikon të humbas falas një tjetër titullar, bëhet fjalë për Franck Kessie, me mesfushorin që i përfundon kontrata në përfundim të këtij sezoni. “Djalli” nuk dëshiron të humbas shërbimet e mesfushorit por duhet të lëviz shpejt pasi interesimi për 25-vjeçarin sa vjen e shtohet.

As
As

Listës së klubeve i bashkohet edhe Real Madrid, ndërsa PSG dhe Barcelona vijojnë ta kenë prioritet për merkaton e verës. Ancelotti e sheh Kessie si alternative të Casemiro në mesfushë ndërsa Perez do të përpiqet të josh lojtari me një ofertë të majme pasi do të zbarkonte në Madrid me kosto zero.

Menja
Menja

Mes merkatos dhe dëmtimeve, situata tek Milan nuk është shumë pozitive pasi së fundmi trajneri Piolo është i detyruar të bëjë pa shërbimet e portierit titullar Mike Maignan. Francezi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në dorën e tij të majtë dhe pritet të mungojë për afro 10 javë. Në kushte emergjence, kuqezinjtë nuk humbasin kohë teksa gjetën akordin e shpejtë me portierin Antonio Mirante. Ndaj Verona nuk pritet të jetë në dispozicion as Zlatan Ibrahimovic.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb