Të dielën në mbrëmje në fushë, në qershor në merkato. Në Spanjë është koha për “El Clasico”, Real Madrid-Barcelona luajnë sfidën e përjetshme, një ndeshje e cila pritet të thotë shumë mbi garën për titull në La Liga por ky rivalitet pritet të ndizet sërish me hapjen e merkatos pasi dy gjigandët spanjoll kanë një objektiv të përbashkët, Lautaro Martinez. Sulmuesi i Interit prej kohësh shihet në Barcelonë si zëvendësuesi ideal i Luis Suarez, një lojtar që sponsorizohet shumë edhe nga Lionel Messi.

Mundo
Mundo

“Mundo Deportivo” shkruan se në garë për “demin” ziklatër është futur edhe Real Madrid duke parë që rendimenti i Jovic lë shumë për të dëshiruar. Situata e Mertinez është e qartë, sulmuesi argjentinas ka një klauzolë largimi prej 111 milion euro, kjo e vlefshme vetëm në rast se shitet jashtë Italisë, por kjo klauzolë nuk pritet të jetë një problem për dy ekipe si Reali dhe Barça. Diskutimi bëhet se kush do të bind lojtarin, kush do ti ofroj projektin më ambicioz.

Lautaro Martinez Barcelona
Lautaro Martinez Barcelona

Në Madrid, Lautaro do të kishte mundësi të ishte në qendër të fazës ofensive, Benzema është 32 vjeç, ndërsa Jovic nuk përbën konkurrencë. Gjithsesi, Barcelona mbetet favorite, jo vetëm për faktin se në “Camp Nou” do të gjej Messi, por blaugranët kanë nisur prej kohësh kontaktet me përfaqësuesit e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb