“El Clasico” i fundit sezonal po luhet jashtë fushe ku protagonist kryesor është kthyer Covid-19. La Liga dëshiron të rifilloj më 12 qershor por kjo datë nuk i bashkon të gjithë aktorët: “Duhet rreth një muaj, do të rifillojmë pa zhvilluar asnjë ndeshje miqësore. Nëse më duhet të jap mendimin tim, për të shmangur edhe dëmtimet, disa ditë më shumë nuk do të ishte keq, është shprehur Pique. Ndryshe nga futbollisti i Barcelonës, kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos mezi pret të zbres në fushë.

Ramos Pique
Ramos Pique

E vetmja pikë ku bashkohet dy futbollistët është dëshira për të mbyllur sezonin në fushën e lojës duke shmangur verdiket në tavolinë: “Mezi pres të zbres në fushë. Shpresoj që La Liga të rikthehet në normalitet. Duhet të jemi të disiplinuar në mënyrë që të eliminojmë këtë virus”, u shpreh Ramos. Për momentin të dy ekipet kanë nisur stërvitjet në mënyrë individuale, pavarësisht rregullave të reja, Pique shprehet se ndihet mirë: “Mjekët e ekipit tonë na kanë shpjeguar çdo gjë, deri tani gjërat po shkojnë mirë, ndihemi komod edhe pse do të ishte më mirë të stërviteshim në grup. Nëse zbatojmë protokollin gjërat do të shkojnë mirë”, nënvizoj Pique.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb