Pritej të ishte titullar, por në fakt nuk do ta nisë nga minuta e parë. Leo Mesi rrezikon të humbasë dhe klasiken e dytë të sezonit nëse trajneri Ernesto Valverde nuk vendos ta aktivizojë në pjesën e dytë.

Pjesa tjetër e skuadrës katalane do të jetë e plotë. Sa i takon Real Madridit, Solari vijon t’i mbetet besnik idesë së tij duke lënë sërish në stol Izkon.

FORMACIONET

Barcelona: Ter Shtegen; Semedo, Pike, Lenglet, Zhordi Alba; Rakitiç, Buskets, Artur; Kutinjo, Malkolm, Suarez. Trajner: Valverde

Real Madrid: Navas; Karvahal, Varane, Ramos, Marselo; Modriç, Jorente, Kros; Vazkez, Vinicius, Benzema. Trajner: Solari

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb