Këtë të mërkurë u hodh shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit në Spanjë. Barcelona do të sfidojë Atletico Madrid, në një sfidë që pritet me padurim nga tifozët. Kundërshtar i kalueshëm për Real Madrid, që do të masin forcat me Real Sociedad.
Kështu, nëse Barcelona dhe Real Madrid kualifikohen, në finale do të ketë një “El Clasissco”.
Takimet e para janë programuar për 25, 26 ose 27 Shkurt, sakaq ndeshjet e kthimit një javë më pas. Barcelona është skuadra që ka fituar më shumë këtë trofe në historinë e kompeticionit. Katalanasit numërojnë 31 suksese, i fundit i takon sezonit 2020/21.
(J.S/BalkanWeb)