Atletico Madrid ka luajtur kundër Eibar ndeshjen e fundit në kampionat për këtë sezon. Nga minuta e para në lojë ka qenë edhe Fernando Torres, sulmuesi i cili ka zhvilluar për herë të fundit një ndeshje me klubin që ai u rrit dhe u bë futbollist profesionist.

torres-koreografia-470x323

Takimi nisi jo mirë për vendasit pasi Eibar kaloi në avantazh, por ‘El Nino’ me një gol në fundin e ndeshjes së parë dhe një tjetër në të dytën kaloi skuadrën e Simone-s në avantazh.

Një ‘dopietë’ që do ta mbahet mend gjatë nga tifozët e Atletico-s por edhe vetë Torres pavarësisht se takimi në fund u mbyll me shifrat 2-2.

Pas 38 javësh kampionat, fundi i sezonit, Atletico renditet e dyta me 79-t pikë, 11 më pak se Barcelona e vendit të parë që sonte luan ndeshjen mbyllëse të “La Liga-s” për këtë sezon.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb