ELBASAN- Ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes. Të afërmit e kanë gjetur në flakë dhe janë përpjekur ta shpëtojnë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit, ku 67-vjeçari Xhevit Tanushi i ka vënë flakën vetes duke pësuar djegie të rëndë. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit por për shkak të gjendjes së rëndë është nisur drejt Tiranës.

Sipas mjekëve të Elbasanit, djegia që ka pësuar trupi i tij është tejet e rëndë dhe një rast me gradë të tillë djegie nuk është paraqitur asnjëherë në repartin e Djegie-Plastikës në Qendrën Spitalore të Elbasanit.

Dyshohet se shkak për aktin ekstrem ka qenë gjendja e rënduar depresive e 67-vjeçarit. Sipas dëshmive të para ai mjekohej rregullisht për depresion. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: