Një aksident i rëndë është rregjistruar në mesnatë në aksin e rrugës kombëtare, Elbasan-Peqin.

Një autoveturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë saj duke u rrokullisur disa metra.

Për pak momente automjeti nuk ka përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin, pasi ka ngecuar midis akacieve, por më pas ka rënë në ujë.

Si rezultat i aksidentit automjeti është shkatërruar, ndërsa drejtuesi e ka pasur të pamundur të dilte prej tij duke u mbytur në lumë.

Shërbimit zjarrfikës i është dashur të punojnë rreth 30 minuta në thellësinë e rrjedhēs së Shkumbinit për nxjerrjen e trupit të pajetë të drejtuesit të automjetit.

Zjarrfikësit kanë sharruar pjesë të ndryshme të automjetit për të nxjerrë viktimën jashtë.

Ndërkaq policia po heton rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, paraprakisht raportohet se në automjet mendohet se ka qenë vetëm drejtuesi i cili ka humbur jetën.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb