NGA FATMIR POPJA*
ELBASAN- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan ka vijuar aksionin për asgjësimin e produkteve ushqimore, të cilave u ka përfunduar afati i përdorimit. Gjatë një aksioni të organizuar ditën e sotme AKU ka asgjësuar rreth 2.5 ton patatina të ambalazhuara, sasi kjo e cila ishte jashtë kushteve të përdorimit, pasi i kishte kaluar afati dhe prej disa kohësh ishin të skaduara.
Sipas kreut të AKU në Elbasan Zenun Bullari “në kuadër të aksionit të parandalimit dhe hedhjes në treg të produkteve ushqimore që i ka kaluar afati i përdorimit, AKU është e vendosur të bëjë asgjësimin e çdo produkti që nuk përmbush kushtet e përdorimit”. Po sipas tij asgjësimi i këtyre produkteve është bërë edhe në bashkëpunim me bizneset poseduese të cilat janë treguar të gatshme të bashkëpunojnë me institucionin tonë për të eleminuar patatinat e skaduara.
Aksioni i AKU është zhvilluar në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Doganës dhe ARM. Asgjësimi i produkteve është kryer me djegie.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: