ELBASAN – Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 19-vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht gjyshërit e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hajdaran të Elbasanit, ndërsa sipas policisë, 19-vjeçari Alban Preci ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy të moshuarve Xhemal dhe Rabije Preci, pas një debati për shkak të një konflikti të hershëm pronësie.

Pas dhunës së ushtruar, dy gjyshërit kanë denoncuar nipin në policinë e Elbasanit, e cila ka vënë në pranga Alban Precin. Një vit më parë, policia arrestoi babain e 19-vjeçarit, Ilir Preci, i cili për të njëjtin shkak ushtroi dhunë fizike ndaj dy prindërve të tij.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: