ELBASAN

Rreth orës 15.50 një automjet është përfshirë nga flakët ndërsa qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Elbasan -Peqin. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si Papërr. Në momentin e incidentit brenda në makinë ndodhej një çift së bashku me fëmijën e tyre. Zjarri që ka shpērthyer në automjet ka patur përmasa të frikshme dhe çifti është shokuar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Fillimisht atyre  ndihma e parë është dhënë nga  kalimtarët dhe banorët e familjeve pranë vendit të ngjarjes që kanë arritur të shpëtojnë çiftin dhe fēmijën e tyre. Për shkak të flakëve ata kanë pësuar dëmtime fare të lehta.

Ndërkohë shërbimi zjarrfikës ka shkuar me urgjencë në vendngjarje, ku edhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes e cila fatmirësisht nuk pati pasoja serioze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb