ELBASAN

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar 16 shkurtin finalen e madhe. Ai ka qenë pasditen e sotme në Elbasan ku është pritur nga qindra mbështetës, të cilët e kanë përgëzuar por dhe kanë ndarë shqetësimet me të.

Basha tha se më 16 shkurt është i gjithë populli kundër një grushti njerëzish.

“Siç më tha ai zotëria atje, kjo është finalja. Me 16 shkurt është finalja. është i gjithë populli, kundër një grushti njerëzish. Të gjithë! Janë të gjithë bashkë, kundër një grushti njerëzish”, theksoi kreu i PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: