ELBASAN – Fëmijët e fshatit Dranovicë pritet të mësojnë në një shkollë të re pas disa muajve, duke ia ditur për nder borës së rënë së fundi, që u shembi shkollën e rrënuar.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti socialist i zonës, Taulant Balla, që duke postuar foto në Fb, nuk ka lënë mangut “thumbat” e radhës. “Në Dranovicë të komunës Lunik, e ashtuquajtura shkollë u shemb nga dëbora, – shkruan ai. – Kjo është Shqipëria në moshën e internetit, që gjetëm. Do të sistemojmë fëmijët në një ambient privat dhe do të fillojmë menjëherë ndërtimin e një shkolle të re.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb