ELBASAN

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një shtetasi ka ndodhur sot pranë Qendrës Spitalore të qytetit të Elbasanit.

Nga të dhënat e para raportohet se në aksident janë përfshirë një fouristradë dhe një çiklomotor. Drejtuesi i këtij të fundit është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e të gjithë dinamikës së aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: