ELBASAN- Kufoma e një burri është gjetur në lumin Shkumbin. Kanë qenë banorët e fshatit Labinot-Fushë, ata që kanë pikasur trupin e pajetë dhe kanë njoftuar policinë. Pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka identifikur viktimën si Zan Cani, 70 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se viktima kishte shkuar për peshkim në lumin Shkumbin dhe se ngjarja ka qenë aksidentale, pasi i moshuari mund të ketë rrëshqitur dhe ka rënë në ujë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: